Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se me një dëshmi më shumë mund të tregojë se kush është vrasësi i Oliver Ivanoviq.
Ai tha sonte për TV “Pink”, se përfaqësuesit e opozitës në Serbi, si dhe autoritetet e Kosovës e akuzojnë atë se është fajtor për vrasjen e Ivanoviq, por nuk mund ta bindin askënd lidhur me këtë.
“Të çmendurit! Unë jam gati të shkoj kudo, në çdo kohë dhe para kujtdo të përgjigjem. Më shumë do të doja sikur të mos isha se sa të marrë pjesë në vrasje”, tha Vuçiq.
Ndryshe, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit të kaluar para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut dhe një hetim është duke u zhvilluar lidhur me rastin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.