Dueli i paraparë të luhej sonte mes Atalantes dhe Villarrealit, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve është shtyer.
Reshjet e mëdha të borës e kanë bërë të pamundur që ky duel të luhej sonte, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në fillim kjo sfidë u shtye për 20 minuta, madje kjo u e bë ditru nga klubi i Atalantes, me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në tëitter.
Por më vonë UEFA njoftoj se takimi do të shtyhet për nesër, kjo pasi reshjet e borës nuk kishin të ndalur dhe fusha ishte mbuluar nga bora.
“Për shkak të reshjeve të vazhduara të borës në Bergamo, UEFA ka vendosur që ta shtyjë ndeshjen në mes të Atalantas dhe Villarrealit për nesër (e enjte). Ora e ndeshje ende nuk është caktuar”, thuhet në këtë komunikatë./Gazeta Reporteri/
?❄️ #AtalantaVillarreal è stata rinviata a causa della neve. Il match verrà recuperato giovedì 9 dicembre con orario che verrà stabilito dalla UEFA. #UCL #GoAtalantaGo ⚫️? pic.twitter.com/FjGhDzcDz4
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) December 8, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.