×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humb jetën pushuesja 70-vjeçare në Vlorë

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 10:48

    Gruaja rreth 70-vjeç është parë të pluskojë mbi ujë mëngjesin e sotëm, raporton “Balkanweb”.


    Kanë qenë pushuesit e tjerë ata që kanë hyrë për t’i dhënë ndihmën e parë gruas së identifikuar si Shota Baci. Pavarësisht ndihmës, mësohet se gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.

    Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. Pritet që trupi i pajetë i 70-vjeçares t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!