×
  • Lajme
  • Botë

    Shënohet viktima e parë nga i ftohti në Shqipëri, vdes 27-vjeçari

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 22:16

    Një 27-vjeçar është gjetur mbrëmjen e sotme pa shenja jete në malin e Moravës. Nga policia konfirmojnë se shtetasi është emigrant sirian, rreth 27 vjeç.

    Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.

    Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin.

    Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga një mot i ftohtë, me rënie të ndjeshme temperaturash, çka ka shkaktuar dhe viktimën e parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!