×
  • Lajme
  • Lajme

    “I kam kërkuar të takohemi, por nuk kam marrë përgjigje”, Përparim Rama flet për refuzimin që ia bëri Arben Vitia para një jave

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 23:33

    Kryetari i ri i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se i ka bërë ftesë Arben Vitisë që të takohen për të biseduar për bashkëqeverisje.

    Rama në “Dpt te Fidani” ka bërë të ditur se pavarësisht ftesës që i ka dërguar Vitisë para 7 ditësh, nuk ka marrë përgjigje nga ai, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “I kam kërkuar që të takohemi, por nuk kam marrë përgjigje… Para 7 ditësh i kam kërkuar takim”, tha Rama.

    Kreu i Prishtinës theksoi se e ka ekipën gati dhe mund ta paraqesë menjëherë, por është i hapur për bashkëqeverisje.

    Rama, nuk ka marrë ende ndonjë propozim nga partitë opozitare për koalicion të gjerë, pas ftesës publike që u bëri gjatë betimit të tij në Kuvendin Komunal. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!