×
  • Sport
  • Sport

    Skuadrat më të vlefshme në treg, kaq poshtë ka rënë Barcelona

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 14:07

    Gjiganti anglez, Manchester City, mban vendin e parë si klubi më i vlefshëm.

    Sipas një studimi të bërë nga KPMG-së skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është e para, kurse pas saj vjen Chelsea, Manchester United dhe Liverpooli, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Paris Saint German mban vendin e pestë pas transferimit të argjentinasit Lionel Messi.

    Këtë vit shihet një rënjë e madhe e Barcelonës, e cila ka zënë vendin e 10-të.

    Blaugranët të mërkurën mbrëma u eleminuan nga Liga e Kampionëve, pasi u mposhtën nga Bayern Munich me rezultat 3-0, në takimin që u zhvillua në ‘Allianz Arena’.

    Katalunasit tani do të vazhdojnë garën në Ligën e Evropës.

    Me poshtë mund të gjeni dhjetë klubet me të vlefshme të këtij viti./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!