×
  • Sport
  • Sport

    Komiteti Olimpik ndanë shpërblime për olimpistët

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 14:58

    Komiteti Olimpik i Kosovës nga ndarë shpërblime për të gjithë sportistët që morën pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios.

    Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i sportit, Hajrullah Çeku, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Eda Zeqiri, Olti Koldirolli, Drilon Ibrahimi, Donjeta Sadiku, Musa Hajdari, Egzon Shala, Akil Gjakova, Loriana Kuka e Majlinda Kelmendi, përfituan nga ky shpërblim nga 500 euro.

    Kurse, për sportistët të cilët i sollën Kosovës medalje të arta u ndanë nga 10 mijë euro.

    Me 5 mijë euro u shpërblye edhe trajneri, Driton Kuka, i cili është ndër meritorët kryesor të këtij suksesi.

    KOK-u po ashtu njoftoi se do të mbështes 22 bursistë olimpik për pjesëmarrjen në Olimpiadën e Parisit në vitin 2024.

    Vlenë të cekët se Kosova arriti të fitoi dy medalje të arta në Lojërat Olimpike që u mbajtën këtë vit në Tokio.

    Tashmë Kosova ka tri medalje të arta pasi të parën e kishte fituar Majlinda Kelmendi në vitin 2016 në Rio./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!