Të mërkurën mbrëma janë mësuar të gjitha skuadrat që kanë kaluar në fazën e eleminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich arriti të eleminoi Barcelonën, duke e mposhtur me rezultat 3-0 në duelin që u zhvillua në stadiumin ‘Allianz Arena’, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
‘Balugranët’ tani do të vazhdojnë garën e tyre në Ligën e Evropës.
Skuadra e fundit që do të vazhdoi garën tutje do të zbulohet sonte pas ndeshjes Atalanta – Villarreal, duel ky që u shtye për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Ndërsa, Manchester City, PSG, Liverpool, Atletico, Ajax, CP Sporting, Real Madrid, Inter, Bayern Munich, Benfica, Manchester United, Lille, Salzburgu, Juventus dhe Chelsea janë ekipet do t’i shohim në raundin tjetër të Ligës së Kampioënve./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.