Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kaluar fazën me shkallën me të ulët të kërkesës për përfitime nga papunësia në 52 vitet e fundit.
Për shkak të mungesës së kërkesave të reja për përfitime nga papunësia edhe kushtet e tregut të punës kanë ndryshuar shumë, shkruan Reuters, transmeton në shqip Gazeta Online Reporteri.net.
Këshilltari i lartë ekonomik, Conrad DeQuartos, ka njoftuar së sipas raportit të javës së kaluar shkalla e kërkesës së të papunëve rezulton se ka rënë për 4.2%.
Nga 184 mijë sa ishte numri i kërkesave në muajin nëntor, ajo ka rënë në 43 mijë, thuhet në njoftimin e Departamentit të Punës.
Gjatë stinës së dimrit numri i kërkesave për të përfituar nga papunësia pritet të rritet më shumë, por kjo për shkak të shtrëngimit të masave që bëhen në tregun e punës.
Por, përkeqësimi i situatës epidemiologjike që nga përhapja e variantit të ri Omicron mund të ndikojë negativisht në rrafshin ekonomik në SHBA.
Rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara kishte pësuar ulje të madhe edhe kur u përhap varianti Delta, duke shkaktuar telashe në tregun e punës, shkruan Reporteri.net.
Në fund të muajit tetor ishin rreth 11 milionë vende të punës që kërkonin punëtor, duke i detyruar kështu pronarët të mos i lejojnin të largoheshin punëtorët që tashmë kishin. /Reporteri.net/