Kryetari i zgjedhur i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se pranimi i detyrës dhe betimi për të parin e kryeqytetit ishte një ditë e veçantë.
Në një status në Facebook, Rama shkruan se zëri i qytetarëve për ndryshime të mbara nuk është më moto e fushatës, por zotim i tij.
“Në këtë seancë inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhashë betimin si Kryetar i Komunës, i zgjedhur nga ju, besim i cili më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe nderin më të madh e më të përgjegjshëm të jetës sime. Tash është koha t’u përvishemi punëve! Ju faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që kam pranuar këto ditë. Na priftë e mbara”, shkruan Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.