Barcelona ndonëse ka qenë në formë të jashtëzakonshme nuk është se ka pasur ndonjë sukses në Ligën e Kampionëve në katër vitet e fundit.
‘Blaugranët’ kanë mundur të ‘shkelin’ çdo skuadër në La Liga, por në Champions kanë pësuar humbje drastike, madje dhjetë herë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjithçka nisi në vitin 2017 ndaj Paris Saint German, ku u mposhtën me rezultat të thellë 4-0 në ‘Parkun e Princave’, ani pse në atë kohë në formacion ishij Messi, Neymar dhe Iniesta.
Gjithsesi ‘kataluansit’ rikthyen rezultatin në ‘Camp Nou’ duke fituar me rezultat 6-1.
Tri javë me vonë Barca u mposht nga Juventusi 3-0, duke u eleminuar kështu nga gara.
‘Blaugranët’ patën edhe disa humbje tjera me rezultat të thellë, si ajo kundër Romës në vitin 2018 ku humbën 3 me 0, pastaj u mposhtën nga Liverpooli 4-0 në po të njëjtin vit.
Në 2020 Barcelona u mposht nga Bayern Munich me rezultat të turpshëm 8-2, sërish u mposhtën nga Juve 3-0, pastaj nga PSG 4-1.
Në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, Barca u mposht nga Benfika dhe nga Bayern Munich dy herë me rezultat 3-0.
Blaugranët të mërkurën mbrëma u eleminuan nga Liga e Kampionëve dhe tani do të vazhdojnë garën ne Ligën e Evropës.
Kujtojmë që Barcelona nuk është duke kaluar në formë aspak të mirë as në La Liga, duke u pozicionuar në vendin e shtatë me 23 pikë të arkëtuara deri tani./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.