×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pret në takim Konsullin e nderit të Kosovës në Bursa, vlerësohet bashkëpunimi Kosovë – Turqi

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 17:47

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, kanë pritur sot në takim Konsullin e nderit të Kosovës në Bursaë, Fahrettin Gülener dhe Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gündüz.

    Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe u shpreh gatishmëria për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi edhe ndërmjet komunave dhe shkollave të ndryshme të të dy shteteve.

    “U bisedua për bashkëpunim me qytetin e Bursas, ku jeton komunitet i madh i shqiptarëve, për mundësitë për trajnime dhe aftësim profesional, si dhe për kursin e gjuhës shqipe në ‘Qendrën Kulturore të Kosovës’ në Bursa”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!