Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po merr pjesë në Samitin për Demokraci që organizohet nën patronazhin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Sipas njoftimit të MD-së, Haxhiu ka marrë pjesë në këtë Samit si pjesë e delegacionit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po merr pjesë në Samitin për Demokraci që organizohet nën patronazhin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si pjesë e delegacionit të Presidentes Osmani. Qëllimi i këtij Samiti na bënë bashkë drejt përpjekjeve për të thelluar parimet e demokracisë dhe për t’i zbatuar ato, si mënyra më e mirë për të funksionuar brenda shoqërisë së lirë dhe të barabartë, ku respektohen dhe trajtohen ditnijtetshëm të gjithë dhe padallim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.