Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla dhe Roma pritet të ndajnë rrugët, të paktën përkohësisht.
Shkodrani nuk po gjen minutat e dëshiruar tek ‘Giallorosët’ që nga ardhja e Jose Mourinhos, duke shprehur kështu dëshirën për t’u larguar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Të gatshëm për këtë janë treguar edhe vet klubi dhe trajneri të cilët kanë thënë që janë gati të lejojnë huazimin e Kumbullës tek ndonjë klub për të paktën gjashtë muaj.
21 vjeçari deri me tani në këtë sezon ka bërë vetëm 10-të paraqitje me Romën dhe shumicën prej tyre është future si zëvendësues.
Sipas raportimit të mediave italiane thuhet se Torino është skuadra që ka shfaqur interesim për futbollistin e kombëtares së Shqipërisë.
Marash Kumbulla u transferua tek Roma në gjatë vitit 2020 për 27 milionë euro./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.