×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamberi: Veselinoviqi dhe Radojçiqi janë të pandashëm nga pushteti i sotëm në Serbi, të zgjerohen sanksionimet

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 19:48

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar për sanksionet e SHBA-së ndaj grupit kriminal në veri të Kosovës në krye me Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojçiqit.

    Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se Veselinoviqi dhe Radojçiqi janë të pandashëm nga pushteti i sotëm në Serbi.

    “Veselinoviqi dhe Radojçiqi janë të pandashëm nga pushteti i sotëm në Serbi. Sanksionet të zgjerohen ndaj bashkëpunëtorëve të tyre në Serbi, të cilët pengojnë paqen, demokratizimin dhe përparimin e rajonit. Përpos në kuptimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vendimi i fundit pozitiv i Zyres për Kontrollin e Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojçiqit, ka edhe më shumë rëndësi në kuptimin e tij politik”, ka shkruar ai.

    Ai thotë se Radojçiq është zyrtarisht nënkryetar i Listës “Srpska” në Kosovë, që sipas tij, kjo strukturë është e kontrolluar dhe e dirigjuar drejtpërdrejtë nga pushteti i sotëm në Serbi.

    “Millan Radojçiq është zyrtarisht nënkryetar i Listës “Srpska” në Kosovë, strukturë kjo e kontrolluar dhe e dirigjuar drejtpërdrejtë nga pushteti i sotëm në Serbi. Po ashtu, mediat hulumtuese (si BIRN dhe KRIK) kanë ngritur disa herë afërsinë e Zvonko Veselinoviqit me pushtetarët e sotëm në Serbi”, tha Kamberi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!