×
  • Sport
  • Sport

    Shtyhet një ndeshje në Premierligë, kjo është arsyeja

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 20:24

    Përhapja e variantit të ri të virusit, Omicron, po vazhdon të shkaktojë telashe të shumta në të gjitha sferat.

    Madje kjo ka ndikuar edhe në futboll, duke detyruar kështu Preimierligën angleze të shtyej një ndeshje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Bëhet fjalë për ballafaqimin mes Brighton dhe Tottenham, përballje kjo që pritej të luhej të dielën.

    ‘Spurs’ kanë konfirmuar 11-të raste aktive me koronavirus dhe kjo është arsyeja pse ky duel u pezullua.

    Premierliga ende nuk ka bërë të ditur se kur do të luhet kjo ndeshje.

    Ky është takimi i dytë që Tottenhami ka anuluar pasi edhe ndeshja e paraparë të luhej sonte ndaj Rennes në Ligën e Evropës është anuluar./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!