Një shqiptar është ekzekutuar të shtunën më 4 dhjetor në Britaninë e Madhe. Xhovan Pepaj, 25 vjeç, u gjet i vrarë në Caley Road, rreth orës 03:15 të mëngjesit. Ai kishte marrë plagë të shumta thike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar 7 persona ku dy prej tyre akuzohen se kanë qenë autorët kryesor të vrasjes në Tunbridge Wells.
Akuza për vrasjen rëndon mbi Ciaran Steëart, 18 vjeç, nga Curtis Road, Hornchurch dhe një djalë 17-vjeçar nga Ilford. Dje, oficerët e policisë akuzuan gjithashtu Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, Mohammed Miah, 25 vjeç dhe Nathan Turner, 28 vjeç, si bashkëpunëtorë dhe për ngritjen e një plani për të kryer grabitje. Turner u akuzua për shitje të lëndëve narkotike. Sakaq, vijojnë hetimet nga autoritetet vendase për ngjarjen e rëndë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.