Sot gjatë ditës në media është raportuar se presidentja Vjosa Osmani do ta stolis zyrën për festat e fundvitit në vlerë 950 euro.
Por nga zyra e presidentes e kanë demantuar këtë duke i quajtur lajme lajme tendencioze.
Sipas tyre, nuk bëhet fjalë vetëm për një bredh në vlerë 950 euro por për disa bredha.
“Presidenca, duke përfillur procedurat ligjore të prokurimit ka bërë kërkesë për furnizim me gjëra dekorative duke përfshirë disa bredha, të cilat do të përdoren për dekorimin e Presidencës. Ndaj nuk bëhet fjalë për një bredh prej 950 euro, por furnizim me disa bredha dhe për tërësinë e gjërave dekoruese.
Sipas rregullativës ligjore, E-prokurimi kërkon që në titull të kërkesës për furnizim të vendoset produkti me vlerën më të madhe, që në këtë rast janë bredhat, i cili e ka vlerën më të madhe.
Siç mund të vërtetohet nga detajet, brenda procedurës janë të përfshira edhe dekorimet e tjera të cilat, së bashku me blerjen e bredhave, e arrijnë këtë shumë”, thuhet në reagim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.