Erling Haaland dhe Borussia Dortmund sipas gjitha gjasave do të ndajnë rrugët shumë shpejt.
Madje në lidhje me këtë ka folur agjenti i futbollistit, Mino Raiola, i cili ka përmendur disa nga skuadrat ku mund të transferohet ylli norvegjez, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një intervistë të dhënë së fundi për ‘Sport1’, Raiola ka thënë se Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City.
“Erling Haaland do të ndërmarrë hapin tjetër. Bayern, Real, Barcelona, Man City – këto janë klubet e mëdha me të cilat mund të bashkohet. Man City fitoi PL pesë herë, dukshëm më shumë se Man United. Kur u transferuam në BVB, ne të gjithë e dinin se ky hap do të vinte. Ka një shans të madh që Haaland të largohet këtë verë. Ne do t’i tregojmë BVB-së se cila është ideja jonë dhe BVB do të na tregojë idetë e tyre. Por asnjë vendim për të ardhmen e Erling nuk do të merret në dimër. Ndoshta këtë verë, ndoshta verën tjetër. Ne do të shohim”, tha Raiola.
Haaland gjatë këtij edicioni me Dortmundin ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 4 asistime në 8 paraqitje në Bundesligë./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.