×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në kërkim të 22-vjeçarit nga Peja, kërkon ndihmën e qytetarëve

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 14:13

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë në dhënien e informatave për vendndodhjen e Aaron Rexhajt.

    Rexhaj kërkohet për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    “Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: · AARON (Halit) REXHAJ i lindur me 05.04.1999 në Gjermani. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge””, thuhet në kërkesën e policisë.

    Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit ku mund të thërrasin qytetarët që kanë informata për vendndodhjen e të dyshuarit.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në kërkesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!