Policia e Sarandës ka proceduar penalisht një 15-vjeçare pasi ka kërcënuar me thikë shoqen e saj.
Vajza e mitur është proceduar për veprën penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” për motive të dobëta.
“Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, një shtetase e mitur 15 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thekson njoftimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.