×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur dhe 7 raste me koronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 15:00

    7 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa është raportuar për një të vdekur.

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 9 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Dje janë dhënë 3.991 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Aktualisht, numri i rasteve aktive është 328.

    Njoftimi i plotë:

    10 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.991 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 770.941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 1.849 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
    ℹ Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.863. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 328.
    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!