×
  • Sport
  • Sport

    Premierliga shpallë trajnerin më të mirë të muajit

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 15:58

    Premierliga angleze ka shpallur trajnerin më të mirë të muajit nëntor.

    Ky çmim i ka takuar trajnerit të Manchester Cityt, i cili fitoi tri ndeshje gjatë nëntorit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    ‘Citizens’ mposhtën rivalin e tyre, Manchester United me rezultat 2-0, pas Evertonin 3-0 dhe West Hamin me epërsi të ngushtë 2-1.

    Kjo është hera e dhjetë që tekniku spanjoll është përzgjedhur më i miri i Premierligës.

    Vendin e dytë në Angli si trajneri më i mirë i Premiersligës e mban Arsen Wenger (15 herë) dhe të parin Sir Alex Ferguson (27 sosh).

    Në garë me Guardiolën ishin trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe ai i Aston Villës, Steven Gerrard./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!