Para 73 vjetësh, Asambleja e Përgjitshme e OKB-së ka miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.
Lidhur me këtë, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur që t’i mbështes të drejtat e qytetarëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Osmani, në një postim në Facebook theksoi se populli i Kosovës ka jetuar vetë një periudhë të mohimit të të drejtave elementare të njeriut.
“Në këtë ditë të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Si një popull që kemi jetuar një periudhë të mohimit edhe të të drejtave më elementare të njeriut, ne jemi të vendosur të sigurojmë që t’i mbështesim dhe respektojmë ato në mënyrë universal”, ka shkruar Osmani. /Reporteri.net/
On this day in 1948, the UN General Assembly adopted the Universal Declaration of Human Rights.
As a people who have lived through a period of being denied even the most basic human rights, we are determined to ensure we uphold and respect them universally.#HumanRightsDay
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 10, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.