Skuadra e Barcelonës është duke kaluar në formë aspak të mirë kohëve të fundit.
Blaugranët janë eleminuar nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Bayern Munich me rezultat 3-0 dhe tani do të vazhdojnë garën në Ligën e Evropës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Katalunasit nuk i kanë aspak punët mirë as në La Liga, madje mbajnë vendin e shtatë në tabelë.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se po punojnë për të përmirësuar gjendjen në klub dhe do ta arrijnë atë.
“Të gjithë jemi dakord që duhet të forcojmë ekipin e parë. Problemi është se ne kemi trashëguar kontrata shum të larta të ekipit të parë, të cilat nuk na japin asnjë diferencë rroge. Edhe kështu, ne po kërkojmë formula për të përmirësuar ekipin e parë gjatë afatit kalimtar të dimrit. Ne po punojmë shumë për të arritur atë. Dhe ne do ta bëjmë”, tha Laporta./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.