×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Infektivës thotë se ardhja e mërgimtarëve mund t’i rrisë rastet me Covid-19

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 9:37

    Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka thënë se vaksinimi duhet të ndodh shumë shpejt në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve.

    Sipas doktor Vishaj, mundësia e shpërthimit epidemik mund të ndodh për shkak të ardhjes së diasporës në Kosovë.

    “Vaksinimi i popullatës duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata që hezitojnë duhet ta heqin këtë hezitim sepse është për të mirën e tyre dhe nuk guxojnë që të rrezikojnë në ditët në vijim që të jenë të pavaksinuar”.

    “Është e ditur se në fund të vitit mërgimtarët tanë vijnë në Kosovë dhe e rrit mundësinë e përhapje së infeksionit sepse ata vijnë nga vatrat epidemike ku ka shpërthim epidemik në Gjermani Zvicër, Austri”.

    Ai tha se pacientët post-Covid trajtohen në klinikën e Pulmologjisë, gjë që mund të zgjasë disa javë, por edhe me muaj të tërë.

    “Ne pacientët post-Covid nuk i trajtojmë vetëm rastet sporadike. Kryesisht pacientët post-Covid trajtohen në klinikën e Pulmologjisë, por trajtimi i tyre mund të zgjasë disa javë, por edhe muaj të tërë”, tha Vishaj për EO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!