×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “SHBA nuk bashkëpunon me Berishën”: Arrijnë mesazhe misterioze në telefonët e delegatëve të PD-së

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 12:36

    Në telefonat e delegateve të PD-së kanë mbërritur mesazhe për të bojkotuar kuvendin e sotëm në “Air Albania”.

    Në transmetimin Live që Ora News solli, një qytetar denoncoi mesazhin e mbërritur në telefonin e tij.

    Në mesazh shkruhej “SHBA nuk bashkëpunon me Berishën. Pasoja për PD-në nëse ndjek një të shpallur “non grata”.

    Nuk dihet se nga cili numër është dërguar mesazhi, pro qytetari thotë që ja kanë dërguar në orën 3 të mëngjesit. Qytetari e cilësoi shumë të drejtë lëvizjen e zotit Berisha.

    Qytetarët të pyetur nga Ora News në transmetimin maratonë e kanë komentuar lëvizjen e Berishës shumë të drejtë dhe një lëvizje që ka zgjuar popullin nga gjumi.

    Ndërsa një tjetër tha se rruga e Amerikës është e gabuar.

    “Ne kemi një vërejtje për Escobarin, ai erdhi nga Amerika dhe shkoi hëngri bukë me të korruptuarit. Kjo nuk është Amerika e sotme, Amerika e sotme është në rrugë në gabuar sepse PD-ja e sotme nuk ka nevojë që t’i fusin hundët këta,” ishte reagimi i një qytetari të pyetur nga Ora News.

    Nw Kuvendin Air Albania ka nisur futja e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!