×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kuvendi i Berishës miraton hedhjen në votim të fshehtë shkarkimin e Lulzim Bashës

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 14:03

    Kuvendi kombëtar i PD, i cili është duke u mbajtur në Air Albania, mori vendimin të hedh në votim të fshehtë shkarkimin e kryetarit aktual të partisë Lulzim Basha.

    Po ashtu, Kuvendi anuloi thirrjen e kuvendit kombëtar të thirrur nga Basha më 18 dhjetor.

    Votimi i fshehtë për shkarkimin e Lulzim Bashës, për thyerje të rënda statutore, pritet të mbahet gjatë ditës së sotme, ndërsa më 18 dhjetor pritet të ratifikohet me referendum kjo vendimmarrje.

    Në të njëjtën kohë kur u mor ky vendim në Air Albania, Basha mbajti një fjalim në seli, duke u shprehur se PD është parti pro amerikane me vlera perëndimore dhe e shkuara nuk do t’i ndalë në misionin e tyre.

    “Nuk jam unë një udhëheqës që kërkon ndjekës, por jemi udhëheqës që frymëzojnë udhëheqës. Kjo ditëlindje e 31 na gjen zemërthyer sepse duhet të kalonim edhe një sprovë pas kaq shumë sprovash, por edhe tillë është rruga drejt vlerave dhe nuk mund të jetë ndryshe edhe rruga jonë. Ne do ta kalojmë këtë sprovë sepse jemi të bashkuar. Ne jemi vlerat e perëndimit, ne jemi PD, pro amerikane, parti e vlerave të perëndimit. Çdo përpjekje për ta ndalur këtë rrugë është dhe duhet të jetë e shkuara. Sot, ne jemi dhe unë jam këtu për të konfirmuar. E shkuara nuk do të na pengojë në misionin tonë të Shqipërisë”, tha Basha./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!