Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit të çojnë në Paris çdo fakt apo provë që kanë kundër tij.
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin që po mbahet në stadium “Ai Albania”, Berisha i bëri thirrje të rishqyrtojnë vendimin për shpalljen e tij “non grata” në SHBA.
Ai u shpreh i bindur se nuk do të vazhdojë i palëkundur betejën e tij për rivendosjen e dinjitetit të tij
“U bëj thirrje zyrtarëve të DASH të çojnë në Paris çdo fakt, document, provë që kanë. Të bëjnë publike që të gjitha dhe ju siguroj ju se unë marr çdo vendim ndaj vetes time. Duke qendruar i përulur para të vërtetës do vazhdoj i pathyeshëm misionin tim si besimtar i zotit dhe dinjitetit të njeriut.
Beteja ime për rivendosjen e dinjitetit tim nuk do të ndalet kurrë. Ftoj zyrtarët e Departamentit të Shtetit të rishqyrtojnë vendimin e tyre sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyt i njerëzve të lirë. Unë ju garantoj ju se do të vazhdoj i palëkundur misionin tim së bashku me ju për të përmbysur narkoshtetin në Shqipëri”, u shpreh Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.