×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci lajmërohet nga Gjermania: Diasporës i rrah zemra për Kosovën

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 14:44

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar se po qëndron në Gjermani, ku ka takuar disa ish bashkëluftëtarë të UÇK-së.

    Lladrovci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me shokët ka kujtar ditët e para të organizimit të ndihmave dhe ushtarëve të parë të UÇK-së.

    Postimi i tij:

    Në Rosenheim, në takim me shokë e miq, atdhetarë e veprimtarë. Ishte rast të kujtojmë ditët e para të organizimit të ndihmave dhe ushtarëve të parë të UÇK-së.

    Ishte rast të kujtojmë shokët që ranë për lirinë e Kosovës, por edhe për sfidat dhe të arriturat e shtetit tonë.

    Diaspora jonë, ishte me kontributin e jashtëzakonshëm për çlirim nga okupatori, ndërsa sot, ka kontributin të madh për forcimin e shtetit të Kosovës. Momente të paharrueshme me shokë që zemra ju rreh për Kosovën.

    Faleminderit për mikpritjen!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!