×
  • Lajme
  • Rajon

    Incident në Beograd, një person goditet nga protestuesit dhe i thyhet makina

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 16:50

    Agjencia e lajmeve “Nova.rs”, ka publikuar një video gjatë protestës së sotme të mbajtur në Beograd ku shihet një përplasje e disa protestuesve me një person i cili siç shkruan “Nova.rs”, kishte goditur një pjesë protestuesish me makinën e tij Reanult Klio.

    Ngjarja ka ndodhur në përfundim të tubimit pranë urës së Gazelës ku edhe u mbajt bllokada një orëshe.

    Sipas gazetarit të Nova.rs, drejtuesi i makinës ka goditur protestuesit.

    Shoferi i makinës është goditur nga një protestues derisa makinës i janë thyer xhamat.

    Më pas shoferi ka arritur që të largohet nga protestuesit.

    Videon mund ta gjeni KËTU.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!