×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha deklarohet pas shkarkimit të Bashës: Kjo që bëmë sot nuk ka ndodhur as në botë

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 18:27

    4446 delegatë të pranishëm në kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, votuan këtë të shtunë për të shkarkuar kryetarin Lulzim Basha.

    Menjëherë pas votimit, reagoi ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e quajti kuvendin e sotëm historik dhe të parin në llojin e tij.

    “Kjo është ngjarja më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve. Ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD-së, i pari i këtij lloji në historinë e pluralizmit në Shqipëri, por mundët edhe në Evropë dhe në botë. Mbi 4934 delegatë firmosën, në këtë momument madhështor të rivendosjes së pluralizmit politik. PD rithemelohet si forcë vigane opozitare. Ky është moment historik i revolucionit demokratik madhështor. Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë kombëtare, nuk mund të largohem pa përshëndetur ekipin kombëtar dhe tifozët kuqezi, të cilët unë i dua shumë. Ata janë atdhetar të vërtetë. Sot në stadiumin e tyre u zhvillua ndeshja më mahnitëse, mes lirisë dhe të ardhmes”, tha Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!