×
  • Lajme
  • Botë

    Lufta kundër krimit, arrestohen mbi 350 persona në SHBA

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 18:35

    Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së njoftoi fundin e një aksioni 26-javor kundër krimit të organizuar në shumë agjenci, që rezultoi në arrestimin e më shumë se 350 personave në Gulf Coast.

    Aksioni i quajtur “Operacioni Triple Beam – Third Coast”, kishte në shënjestër anëtarët bandave dhe shkelësit e ligjit. Operacioni filloi më 7 prill dhe përfundoi më 30 shtator, raporton cnn.

    Autoritetet arrestuan 351 persona, duke përfshirë 92 anëtarë të bandës. Të arrestuarit akuzohen për vrasje, vepra seksuale dhe zjarrvënie të qëllimshme. Gjithashtu u sekuestruan 86 armë zjarri, 32.971 kilogramë lëndë narkotike dhe 4.360.968 dollarë.

    “Gjersa krimi dhe dhuna e bandave vazhdojnë të rriten dhe të rrënojnë qytetet dhe qarqet tona, agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të jenë të gatshëm për angazhim”, tha T. Michael O’Connor, Marshall Amerikan për Distriktin Jugor të Teksasit.

    “Jam jashtëzakonisht krenar për të gjithë partnerët tanë të zbatimit të ligjit që kanë punuar me kaq zell gjatë muajve të fundit”, tha O’Connor.

    Ndryshe, ndër agjencitë që morën pjesë në operacion ishin Departamenti i Policisë Corpus Christi; Zyra e Sherifit të Qarkut Nueces; Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas; Hetimet e Sigurisë Kombëtare; Administrata e SHBA për Zbatimin e Drogës; dhe Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!