×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Tërmkolli: Shqiptarët kanë dy liderë, Rugovën dhe Berishën, të tjerët janë kryeministra e presidentë

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 20:46

    Ish-deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas shkarkimit të Lulzim Bashës nga Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha.

    Tërmkolli përmes një postimi në Facebook tha se shqiptarët kanë dy liderë dhe prijës kombëtarë që e kanë bërë historinë e shqiptarëve.

    Sipas saj, ata janë Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha.

    Tërmkolli tha se të tjerët janë kryetarë partish, kryeministra ose presidentë.

    Postimi i plotë:

    Shqiptarët kanë dy liderë, dy prijës kombëtarë që e bënë historinë e shqiptarëve, Dr. Ibrahim Rugova dhe dr. Sali Berisha. Tjerët janë kryetarë partishë, kryeministra ose presidentë!

    Sigurisht, secili ka vlerën e vet politike!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!