Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj, nga Gllogjani.
Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit dhe dy nxënësve në Gllogjan.
Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani. Të dyshuarit e arrestuar janë babai dhe dy vëllezërit e vajzës që kishte kryer vetëvrasje në vitin 2020.
Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit.
Se tre të dyshuar janë arrestuar e konfirmoi edhe Prokuroria e Pejës në një konferencë për media.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Pejës Agim Kurmehaj theksoi se të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e cila ka ndodhur para disa ditëve në fshatin Gllogjan…Prokuroria e çështjes ka caktuar vendimin 48 orë për ndalim”, tha Kurmehaj.
Kurmehaj theksoi se për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nuk do të ketë informata të tjera. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.