Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi nën dyshimin për dhunimin e një të miture.
Sipas policisë, viktima është paraqitur me nënën e saj në stacionin policor. Megjithatë, policia thotë se viktima ka deklaruar se me vetëdëshirë ka qëndruar me një mashkull me të cilin është në lidhje dashurie.
Por, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
Fushë Kosovë 10.12.2021 – 13:20. Në stacionin policor është paraqitur ankuesja kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur, e cila ka qenë e raportuar e zhdukur. Viktima ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar me një mashkull kosovar, me të cilin është në lidhje dashurie. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.