×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi e Laura Fazliu fitojnë Champions Leaguen në xhudo

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 10:54

    Ekipi turk, Galatasaray e ka fituar Champions Leaguen në sportin e xhudos sot.

    Por, kjo nuk do të ishte arritur pa ndihmën e Kosovës.

    Galatasaray pati përforcime nga Kosova. Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu e ndihmuan ekipin turk, duke qenë protagonistet kryesore.

    Kjo u bë e ditur nga trajneri Driton Kuka.

    Postimi i tij:

    Xhudistet e klubit tonë i huazuam për Ligën e Kampionëve për ekipin Galatasaray!
    Disi dhe Laura protagonistet kryesore në titullin e fituar në Champions League mbajtur në Paris!
    Fituan në të tri luftërat e tyre!
    Kjo edhe zyrtarisht ishte gara e fundit në sportin e xhudos për sivjet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!