×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Disa fshatra të Gjakovës pa ujë për shkak të një defekti

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 10:59

    KRU “Gjakova” ka njoftuar se si pasojë e një defekti në një gyp, disa fshatra të kësaj komune kanë mbetur pa ujë të pijes.

    Sipas kësaj kompanie, ekipet e tyre janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti dhe deri atëherë kanë kërkuar mirëkuptimin e banorëve të zonës.

    “Ju njoftojmë se është paraqitur një defekt në gypin fi 350 në fshatin Bec. Pa furnizim me ujë të pijes duke u atakuar nga ky defekt janë fshatrat; Bec, Bordosan, Doblibarë, Vraniq dhe Rezinë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!