Si pasojë e shembjes së dheut nga mali në rrugën Prizren-Prevallë është bllokuar komunikacion në këtë anë.
Sipas të dhënave të para thuhet se bëhet fjalë për tunelin e parë në rrugën që çon nga Prizreni drejt Prevallës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se njësitet policore tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë nëse është arritur që të largohen pjesët e rëna nga mali në këtë anë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.