×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëzohen shtyllat e energjisë elektrike në Dragash, qytetarët mbesin pa rrymë që nga mëngjesi

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 19:33

    Erërat e forta dhe reshjet e borës po shkaktojnë telashe me energjinë elektrike në vende të ndryshme.

    Probleme të mëdha janë shfaqur në fshatin Brezne të Dragashit, ku nga disa foto të publikuara shihet se shtyllat e rrëzuara në oborret e qytetarëve.

    Qytetarët janë ankuar se përveç që kanë mbetur pa rrymë nga ora 10:00 ata po ndihen edhe të rrezikuar nga shtyllat me telat e rrymës.

    Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka treguar se për shkak të kushteve atmosferike ka pasur prishje në rajone të ndryshme të vendit dhe se punëtorët e kompanisë kanë shkuar dhe i kanë sanuar disa prej prishjeve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!