×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryefamiljari nga Hajvalia kërkon ndihmë për t’u operuar

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 21:27

    Valon Poroshtica nga Hajvalia i është rekomanduar të bëjë një ndërhyrje kirurgjike nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë.

    Por këtë thotë se nuk po mund ta mbulojë financiarisht, si shkak i kushteve të renda ekonomike, pasi edhe më parë ka bërë dy operacione të ngjashme.

    Analizat të cilat iu është rekomanduar t’i kryej në klinika private, janë të pa përballueshme për 38 vjeçarin.

    Kryefamiljari, socialin që e merrte ndër vite thotë se iu ndal si shkak i neglizhencës së tij, meqenëse nuk i respektoi afatet për dokumentacionet përkatëse.

    E shtëpia ku tani jeton është e ndërtuar në vitet e 70-ta e gjendja e saj si brenda ashtu edhe jashtë është e rendë.

    Deri më tani, Valboni thotë se u ndihmua nga fqinjët, të cilët i sigurojnë ushqim e veshmbathje, por edhe me gjësende tjera elementare të nevojshme.

    Nr tel: 045547012

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!