×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërheqja dhe dorëheqja e Anton Qunit për ta ‘ndihmuar’ LDK-në

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 22:14

    Anton Quni sot dha dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së, Dega në Prizren.

    Ai përmes një postimi në Facebook tha se këtë vendim e merr si përgjegjësi morale për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale.

    Quni thotë se do të vazhdoj të mbetet dhe angazhohet si anëtar i Kryesisë së Degës, Nënkryetar i LDK-së në qendër dhe deputet i GP të LDK-së.

    Ndërsa shton se dorëheqja e tij mundësohet një riorganizim më i mirë i LDK-së në Prizren.

    “Të qenit kryetar i degës ishte privilegj dhe përvojë e mirë, por jam i bindur se me dorëheqjen time po mundësohet një riorganizim më i mirë i LDK-së në Prizren, nëndegëve dhe forumeve, me të cilin do të krijohen parakushtet për afirmimin e të rinjve te Prizrenit, ruajtjen e bërthamës por edhe hapjen e dyerve për më shumë njerëz e kuadro që do ta forcojnë LDK-në dhe do ta bëjnë konkurrente serioze për ciklin e ri zgjedhor”, ka deklaruar Quni.

    Quni ishte zgjedhur në krye të degës së LDK-së në Prizren më 28 qershor të vitit 2019, ku kundër kandidat i tij ishte Driton Selmanaj. Të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor kanë qenë 99 delegatë, ku 54 vota i ka siguruar Anton Quni; ndërsa Driton Selmanaj ka arritur t’i marrë 45 vota gjithsej.

    Quni sot u dorëhoq nga të qenit prijës i LDK-së në Prizren, por duhet kujtuar se po këtë vit ishte tërhequr nga gara për kryetar të LDK-së.

    Quni i cili ishte kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Zgjedhor të 14 marsit ishte tërhequr nga gara në momentet e fundit.

    Quni para gazetarëve kishte thënë se tërheqja e tij ka ndodhur për t’i ndihmuar procesit zgjedhor, shkruan Reporteri.net.

    “Unë i kam ndihmu procesit, me qenë sa më demokratik dhe lideri i ardhshëm i LDK-së me u zgjedh përmes procesit demokratik”, kishte deklaruar Quni, ku më pas Lumir Abdixhiku mori drejtimin e partisë pasi kishte mposhtur Lutfi Hazirin e Besian Mustafën, që paoshtu synonin të bëheshin kryetar të partisë.

    Pasi Abdixhiku mori drejtimin e partisë, Quni në 14 korrik të 2021 u zgjodh të jetë kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit për zgjedhjet lokale të tetorit.

    Në prezantimin e kandidaturës së Qunit për kryetar të Prizrenit, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “Quni do t’i japë Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton”.

    Por Quni dështoi në zgjedhjet lokale pasi lëre që nuk u zgjedh kryetar i Prizrenit, por ai u rendi i treti, pas Shaqir Totajt që u zgjedh kryetar i Prizrenit dhe Mytaher Haskukës që doli i dyti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!