Real Madrid ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi në derbin madrilen, kundër Atletico Madrid.
“Los Blancos” triumfuan me rezultat komod 2 – 0, shkruan lajmi.net.
Nga një gol në secilën pjesë ishte e mjaftueshme që Real Madrid të vazhdoi serinë e fitoreve në La Liga.
Ishte Karim Benzema që me një gol në stilin vollej i dha epërsinë Realit pas një asistimi të Vinicius Junior.
Real Madrid kishte edhe disa raste të tjera, por nuk i konkretizoi, kësisoj kjo pjesë mbaroi me rezultat 1 – 0.
Real Madrid vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, ndërsa ishte Marco Asensio që shënoi nga afërsia pas një asistimi tjetër të Vinicius Junior (57′).
Me këtë tre pikësh, Real Madrid ‘blindon’ kreun me 42 pikë të tubuara, plotë tetë më shumë se pozita e dytë, Sevilla, ndërsa Atletico renditët në vendin e katërt me 29 sosh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.