Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar se sot ka dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit dhe po ashtu ka kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjitha objektet ku zhvillohen lojërat e fatit.
Madje, ai ka kërkuar në emër të qytetarëve që kazinotë të mbyllen në këtë komunë, shkruan Reporteri.net.
“Në emër të qytetarëve të Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës”, ka shkruar Muharremaj.
Ky reagim i Muharremajt vije pas vrasjes që ndodhi dje në një kazino të kësaj komune, ku një punojnjës u qëllua nga një grabitës.
E grabitësi, sipas informacioneve që zbuloi Reporteri e më pas konfirmoi Policia, dyshohet të jetë zyrtar policor./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.