×
  • Lajme
  • Botë

    Putin: Kam punuar si taksist në vitet e 90-ta, nuk ndihem mirë të flas për këtë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 9:32

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se në vitet e 90-ta ka punuar si shofer taksie, kur u gjend në vështirësi financiare.

    Kriza ekonomike në të cilën gjendej Rusia, i detyroi shumë rusë që të kërkonin mënyra të reja për të fituar para.

    Rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Putin e përshkroi si kolaps të Rusisë historike.

    “Më është dashur të punoj si shofer taksie. Edhe pse nuk ndjehem mirë të flas për këtë, por e kam bërë këtë punë”, ka thënë Putin në një sekuencë të filmit dokumentar “Historia e Re”, që është shfaqur në televizionin “Rusia 24”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!