Substancat narkotike kanë shënuar rritje të përdorimit gjatë vitit 2021.
Sipas statistikave të policisë vetëm në këtë vit janë 905 të dyshuar që janë marrë me substanca narkotike, ku prej tyre 704 janë arrestuar, ndërsa në arrati ndodhen të tjerët.
E prej kësaj shifre numër më i madh i të dyshuarve janë të gjinisë mashkullore, derisa janë vetëm 21 vajza.
Në krahasim me vitin që e kemi lënë pas ku është gjetur vetëm një laborator droge, këtë vit policia ka gjetur dy të tilla me bimë të kanabisit në Regjionin e Prishtinës, raporton frontonline.
Ndërsa, më së shumti sipas policisë është konfiskuar lloji i tipit marihuanë.
“Gjatë vitit 2020 ka qenë 1 laboratorë për kultivim të bimëve kanabis sativa i gjetur në Regjionin e Gjakovës. Gjatë vitit 2021 kanë qenë 2 laboratorë të zbuluar lidhur me kultivim të bimës kanabis sativa dhe të dyja kanë qenë në Regjionin e Prishtinës. Numrin më të madh të rasteve e ka pasur regjioni i Prishtinës ndërsa sasinë më të madhe të konfiskimit të substancës narkotike marihuanë ka qenë po ashtu nga Regjioni i Prishtinës”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.