Një person është arrestuar pasditen e djeshme, rreth orës 14:30, në Burgun e Dubravës.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, ka thënë për Reporteri.net se bëhet fjalë për një vizitor që kishte shkuar për të parë një të burgosur.
“Vizitori nuk i ka përfillur procedurat e sigurisë dhe ka rezistuar që t’i zbatojë urdhrat e zyrtarëve përgjegjës, me ç’rast, i njëjti i ka kërcënuar zyrtarët. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Policia, e cila është duke u marrë me rastin”, tha Gashi.
Edhe në raportin 24-orësh, Policia njofton se është arrestuar një person në Dubravë, i cili me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.