Kryeministri Albin Kurti edhe në Kuvendin e Kosovës ka mbrojtur qëndrimin e tij se krerët e sindikatave duhet të ndërrohen.
Kurti tha se ka sindikalistë që në fushatë zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunim me PAN-in.
“Si subjekt socialdemokrat kemi qenë afër sindikatave, por as dikur as sot krerët e sidnikatave nuk kane qenë të njëjtë. Në njërën anë kemi pas sidikalistë të cilët përgjatë procesit të privatizimit janë rrahur brutalisht edhe në kohën e privatizimit të Aeroportit të Prishtinës, por e kemi rastin e kryesidnikalistit të metalistëve bacës Hasan Abazi që e patën rrahur dhe njëra ndër revistat më të mira që është botuar në kohën e pasluftës është revista metalisti, nëse nuk ju ka rënë në dorë asnjëherë. Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që i kanë mbrojt ndërmarrjet, vendet e punës, i kanë mbrojt punëtorët dhe për atë gjë janë rrahur nga grupe të caktuara që kanë qenë në anën e privatizimit të egër dhe abuziv, këto po që janë elemente fashiste sepse rrahja e sindikalistëve është dukuri fashiste që nuk ka ndodh veç te na. Në anën tjetër kemi sidikalistë të cilët në fillim të qershorit të vitit 2017 midis fushatës zgjedhore patën bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in”, tha Kurti në Kuvend.
Ai tha se edhe krerët e sidnikatave kanë nevoje për ndryshime sikur skena politike në Kosovë, që sipas tij ka pasur nevojë.
“Nuk mund ti fusim kryesidnikalistët e degëve të ndryshme në të njëjtin thes me të njëjtin thes…Kemi pas të tillë që kanë qenë elemente të pushtetit në radhë të punëtorëve. Gabim më të madh sesa t’i trajtojmë njësoj këta nuk ka. Këtë dallim e kemi bërë edhe në të kaluarën e bëjmë edhe sot. Nuk duhet ta njejtësojmë ta identifikojmë një sindikatë të caktuar me një udhëheqës aktual të asaj sindikate. Sikur ne skenën politike në Kosovë që ka pas nevojë për ndryshime në shumë sektorë ka nevojë”, tha Kurti.