Amir Rrahmani shumë shpejt pritet të bëhet me skuadër të re.
Është skuadra belge, Standard de Liege, që sipas ‘Le Soir’ ka arritur tashmë marrëveshje me Dinamo Zagrebin për transferimin e Rrahmanit në skuadren e tyre.
Tashmë ka mbetur vetëm marrëveshja në mes të futbollistit, Rrahmani dhe skuadrës Standard de Liege për të kompletuar transferimin e tij.
Rrahmani te Standard de Liege pritet ta gjejë futbollistin tjetër të Kosovës, Mërgim Vojvoda që së fundi u transferua aty.
Kujtojmë se Rrahmani pas ndeshjeve me Kosovën gjindet në Greqi për pushime.