×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha futet në zyrat e PD’së, përplasje me mbështetësit e Bashës

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 15:17

    Zhvillime të papritura janë duke ndodhur në selinë e Partisë Demokratike.

    Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur në objektin e PD-së, për të zhvilluar një mbledhje.

    Në hollin e partisë ka ndodhur një përplasje verbale.

    “Unë nuk po bëj asnjë skandal, as po gjuaj as po shaj. Jam në punë time”, thotë një përfaqësuese e cila duket se mbështet Lulzim Bashën.

    Ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh, por mbështetësja e Bashës pretendon se është tërhequr zvarrë nga mbështetësit e Berishës.

    Sakaq, në holl ka thirrje Basha dhe Berisha nga mbështetësit e të dy palëve.

    Kujtojmë se në PD aktualisht janë duke u zhvilluar dy mbledhje. Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit ndodhen në një nga sallat dhe në një sallë tjetër ndodhet Lulzim Basha dhe përfaqësues të PD.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!